Merre në Google Play JEZU, në Ty Shpresojë

JEZU, në Ty Shpresojë

Kurorëza e Mëshirës Hyjnore

Lutet me rruzare të rëndomtë, në këtë mënyrë:

Ati Ynë, Që je në qiell; U shenjtëroftë emri Yt; Ardhtë mbretëria Jote; U bëftë vullnesa Jote si në qiell ashtu dhe në tokë; Bukën tonë të përditshme na jep sot; Dhe na i fal mëkatet tona ashtu si i falim ne fajtorët tanë; Dhe mos na lër të biem në tundim; Por na liro nga i keqi; Amen.

Të falemi Mari, hirëplotë, e Zoti me ty; E bekuar je mbi të gjitha gratë; Dhe I bekuar është fryti I barkut tënd, Jesus; Shenjta Mari, Nëna e Hyjit; Lutu për ne mëkatarët; Tash e në fill të vdekjes sonë; Amen.

Besoj në Zotin, Atin e Gjithpushtetshëm; Krijuesin e Qiellit e të Tokës; E në Jesu Krishtin, Birin e Tij një të vetmin, Zotin Tonë; I Cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjtë; U lind prej Virgjërës Mari; Pësoi mundimet nën Poncin Pilat; U vu në kryq, vdiq e u varros; Zbriti në Ferr; Të tretën ditë u ngjall së vdekuri; U ngjit në Qiell; Rri në të djathtë të Hyjit, Atit të Gjithpushtetshëm; Andej do të vij për të gjykuar të gjallë e të vdekur; Besoj në Shpirtin e Shenjtë, Kishën e Shenjtë Katolike, Shoqërinë e Shenjtorëve, Faljen e mëkateve, Ringjalljen e korpit, Dhe jetën e pasosur, Amen.

Në kokrrat e mëdha: Atë i Përjetshëm, të ofroj Trupin dhe Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd të Dashur, Zotit Tonë, Jesu Krisht, për shlyerjen e mëkateve tona dhe të gjithë botës.

Në 10 kokrrat e vogla të secilit mister: Për hir të Mundimeve të Tij të dhimbshme, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

Në fund (3 herë): Hyj I Shenjtë, Hyj I Shenjtë I Gjithpushtethshëm, Hyj I Shenjtë I Pavdeshkëm, ki mëshirë për ne dhe për mbarë botën.

Kurorëza e Mëshirës Hyjnore